Tetë aksidente për një ditë në Shkup, lëndohet një këmbësor

­ Tetë aksidente komunikacioni janë evidentuar dje në Shkup, me ç’rast në njërën lëndime më të lehta trupore ka marrë një këmbësor, ndërsa shtatë janë me pasojë dëme materiale.

Policia e komunikacionit gjatë 24 orëve të kaluara ka sanksionuar 26 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjetin, 11 të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë folur në telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, nëntë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e semaforit në komunikacion në udhëkryqe, si dhe 16 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara këmbësorike apo, ndërkaq, kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforëve për këmbësorë. Me ndihmën e automjetit special “kaçubet” gjatë ditës së kaluar janë nga ana e policisë së komunikacionit larguar 83 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sektori për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup sot do të mbajë punëtori edukative në shkollën fillore “Liman Kapan” e cila gjendet në vendbanimin Lubeten, me nxënësit nga klasa e dytë dhe e katërt. Për sot nuk ka paralajmërim për ngjarje të pazakonta, me çka pritet që trafiku të zhvillohet rrjedhimisht dhe sipas rregullatovës ekzistuese të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button