Kur do të shpallet Mali Sharr park nacional?

Organizatat joqeveritare dhe Organizatat e tjera që kanë të bëjnë me ambientin jetësorë alarmojnë se ato janë të vetmit që nëpërmjet tribunave dhe projekteve të ndryshme po bëjnë përpjekje që të mos shuhet ideja për shpalljen e Malit Sharr, Park Nacional. Sipas tyre edhe pse institucionet shtetërore e kanë filluar procedurën para 20 viteve, nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm.

“Ajo është një temë e dhimbshme për të gjithë ne sepse pas vete ka më shumë se 15 vite që Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë nuk e kanë shpallur këtë rajon si park Nacional. Të gjithë e dimë se nëse diçka vlen në Maqedoni dhe duhet të mbrohet, ai është Mali Sharr”, thë Dime Mellovski nga Shoqata Maqedonase Ekologjike.

Profesor Lupço Melovski nga Instituti për biologji rikujton se propozim ligji është sjellë për debat në komisionet e kuvendit, por para shumë vitesh. Pastaj strukturat politike nuk e kanë aktualizuar temën deri në atë nivel.

Qëllimi për shpalljen e Malit Sharr për Park Nacional, është për shkaka të numrit të madh të bimëve dhe kafshëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button