Zaev nuk zbulon detaje për letrën deri tek “New York Times”

Lideri i opozitës Zoran Zaev nuk dëshiron të komentoj letrën e papublikuar dhe të padërguar deri tek “New York Times” për të cilën në konferencën e sotme për shtyp tha se përdoret si material dëshmues në rastin për spiunim. Letra, gjoja është gjetur në kompjuterin e Zoran Verushevskit, të akuzuarit të parë në rastin “Puçi”, por ende nuk mund të publikoj se çfarë përmban letra.

“Unë vetëm mund t’u them se letra është gjetur në kompjuterin e Verushevskit, çdo gjë tjetër që mund ta them do të ishte jokorrekte nga ana ime. Nëse i komentoj dëshmitë, atëherë do të bëhesha njëjtë sikur Gruevski- tha Zaev pas konferencës.

Lideri i opozitës në konferencën e sotme për shtyp, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha: “Ndërsa për spiunim, e dini cila është prova e MPB-së? Letra e shkruar deri tek “New York Times”, në gjuhën angleze e që asnjëherë nuk është dërguar. E tani, ju interpretoni se cili është ai shërbim i huaj apo spiunim i huaj”.

Në konferencën e shtypit më 31 janar, kur MPB dhe Nikolla Gruevski informuan opinionin për rasti “Puçi”, u zbardhën disa detaje, por letra nuk u përmend.

Lajme të ngjashme

Back to top button