Mot me vranësira dhe i ftohtë

­ Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira me reshje kryesisht të borës, të cilat do të jenë me intensitet të dobët deri mesatar. Në pjesët perëndimore, në malet mbi 1.000 metra lartësi mbidetare do të ketë rritje të mëtutjeshme të shtresës së borës. Do të fryejë erë mesatare e kohëpaskohshme veriore, veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit dhe pjesëve lindore, ndërsa kohëpaskohe erë e përforcuar do të fryejë edhe në Pellagoni. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus tre deri në tre, ndërsa ajo e ditës prej zero deri në gjashtë gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe ftohtë me reshje të kohëpaskohshme, kryesisht të borës. Do të fryejë erë mesatare, kohëpaskohe e përforocuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në tre gradë.

Të mërkurën do të ketë reshje lokale të borës vetëm në orët e paradites, ndërsa gjatë ditës pritet që vranësirat gradualisht të zvogëlohen dhe do të ketë mot me vranësira të ndryshueshëm me periudha të diellit. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus katër deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në 10 gradë Celsius.

Të enjten vijon periudhë e motit stabil me më shumë diell. Temperatura e mëngjesit edhe më tej do të jenë të ulëta, ndërsa ato të ditës do të shënojnë rritje të konsiderueshme. Gjatë Festës së pashkëve moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me temperatura të ditës prej 15 deri në 22 gradë Celsius

Lajme të ngjashme

Back to top button