Ministri Neziri sqaroi risitë e Ligjit për import të veturave

Ministri i ekonomisë Bekim Neziri sot i kumtoi risitë të cilat duhet të implementohen në propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për automjete, si rezultat i përvojave të deritashme të punës në 14 shërbime teknike të autorizuara, të paraqitura në mbledhjen e përbashkët.

Sipas ministrit Neziri, qëllimi i këtyre ndryshimeve është qartësimi i kompetencave të shërbimit i cili kryen miratimin e veturave, shkurtimin e afateve për dhënien e lejeve për veturë të veçantë prej 15 deri në 5 ditë pune, ndërsa vetë rritja e efektivitetit të punës së këtyre shërbimeve në interes të qytetarëve.

„Me ndryshimet dhe plotësimet e këtij ligji, i cili pas takimit të sotëm punues me shërbimet teknike do të qartësohet, ndërsa në fillim të javës së ardhshme do të lëshohen në procedurën e Qeverisë, do të kontribuojmë në mbrojtjen e qytetarëve në pjesën e sigurisë në komunikacion, mbrojtje më të madhe të mjedisit jetësor, punë më efikase dhe profesionale të shërbimeve për kontroll teknik, përshpejtimi dhe precizimi i procedurave nëpër të cilat kalojnë qytetarët. Pas miratimit të Ligjit për vetura, opinioni publik do të jetë iinformuar për të gjitha risitë”, tha Neziri.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimet e Ligjit për tregti, në sferën e importit të veturave të përdorura dhe si do të reflektohet kjo në personat fizik, ministri Neziri theksoi se me ndryshimet e Ligjit për tregti personat fizik edhe më tutje mund të importojnë vetura të përdorura për nevojat e tyre, por maksimalisht dy vetura brenda një viti kalendarik.

“Me ndryshimet ligjore në Ligjin për tregti pritet të arrihet një përparim në eliminimin e ekonomisë së zezë dhe eliminimin e konkurrencës jolojale gjatë tregtisë me vetura të përdorura”, deklaroi ministri Neziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button