Spears, 15 milionë $ në vit për 48 shfaqje

Po bëhet gati për një rikthim të bujshëm me albumin e saj të tetë në renditjet muzikore, por duket se Britney Spears po bëhet gati edhe për tu ringjitur në skenë pasi ‘TMZ’ ka publikuar se këngëtarja e famshme ka nënshkruar një kontratë prej 15 milionë dollarësh në vit për të dhënë 48 shfaqje në Planet Hollywood të Las Vegasit.

Kontrata e 31-vjeçares do të zgjasë dy vite dhe Spears do të fitojë 310 mijë dollarë për shfaqje.

Fitimet nga çdo shfaqje llogaritet të jenë 508 mijë dollarë dhe vetë këngëtarja do të marrë 60% të parave të grumbulluara çdo mbrëmje që do të ngjitet në skenë.

Shfaqjet do të nisin në muajin dhjetor dhe do të zgjasin 60-90 minuta.

Lajme të ngjashme

Back to top button