Bomba 18: Transkripti i bisedës ku shqiptarët etiketohen si ‘indianë’

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) publikoi sot “bombën” e 18-të në të cilën ra në sy sidomos biseda ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski dhe ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në të cilën u etiketuan deputetët shqiptarë si “indianë”

Më poshtë, SHENJA ua sjellë transkriptin bisedës së plotë ndërmjet Gordana Jankullovskës dhe Trajko Veljanovskit!

T. V: Ej, trego Gorde.

G.J: Alo, tung, si je kryetar?

T.V: Ja në  turmë, e din ti si është, me indianë

G.J: Sot shumë zhurmë të bëmë.

T.V: Po be.

G.J:  Ndërsa unë pikërisht për këtë arsye po të paraqitem. Ademi më tha se këtë për gjuhët e kanë nënshkruar dhe e kanë dorëzuar si Ligj.

T.V: Po, po, po. E bëmë, ua dorëzuam, e nënshkruan dhe e dorëzuan. Tani ua dhamë edhe për flamujt, edhe atë e nënshkruan, edhe atë autentike…

G.J: Kështu që, nga ana jonë gjithçka është formale…

T.V: Me indianët gjithçka është në rregull. E tani me maqedonasit…

G.J: Ha, ha, me tanët…

T.V:… indianët maqedonas nesër çfarë do të bëj, ha,ha.

G.J: Ha ha ha. Tani me tanët, ne… punën e tyre…

T.V: Tani me indianët tanë…

G.J: Çfarë donë të thotë mallkimi… Hajt që ju jep diçka që nuk dëshiron t’ua japish, e ke vështirë atë, të kritikojnë për diçka që ti nuk pajtohesh me të, duhet edhe ti t;ua përpilosh… si të dënuar nga Zoti jemi. Ha ha ha.

T.V: Për këtë gjë ju thash që ata të nënshkruajnë…

G.J: Po, po, po. Donë të thotë faktikisht me ata gjithçka është sqaruar.

T.V: A? Me indianët është pastruar.

G.J: Po po me indianët kryesorë.

T.V: A?

G.J: Po them me indianët kryesorë është pastruar tani me tanët.

T.V: Me tanët…

G.J: të të them diçka, edhe Martinit i thash: thirri deputetët ose shko në Kuvend, e dinë ka shum të ri. Dhe kush e dinë se si e kanë paramenduar Kuvendin. Mendoj ata të gjithë janë tonët, por të mos fillojn me ndjenë negative, është i pari send që duhet ta punojnë.

T.V: E po,po.

G.J: E din, pak të koordinohen. Kryeministri nuk e din ku e ka kokën, me koalicionet, ajo-kjo, po e shkel koha. U ngjita tek Martini dhe i thash: shiko, ti të paktën thirri njerëzit. Me të vërtetë, e din ti dikush për herë të parë është bërë deputet dhe ka pritshmëri. Mendoj se ata janë tonët dhe do të bëjnë gjithçka, por është mirë dikush t’i trajtojë.

T.V: Mirë, nuk ka problem.

G.J: Do të shohim nesër se çka do të bëjmë.

T.V: Do të shohim nesër si do të jetë.

G.J: Hajde, dëshirojmë fat.

T.V: Ha ha ha.

G.J: Ha ha ha. Okey unë dëshirova vetëm këtë ta dëgjoj…

T.V: Mirë është nga anash… tani topi është hedhur tek ne…

G.J: Tani ju e keni më vështirë.

T.V: Unë kur ju thash këtyre se Kryeministri parashikon dy ditë, thanë pse po e gënjenë, ajo mund të zgjas 2-3 javë.

G.J: Abe mundet, por ti nuk mund ta kontrollosh këtë proces.

T.V: Ashtu është, po, po, po.

G.J: Në pjesën ku ti mund të bësh diçka

T.V: Në pjesën ku mundem unë, do të lë termin  tani pasdite për nesër.

G.J: Për nesër është, plus pjesa ku mundesh ti

T.V: Kjo këtu, por tek komisionet, sa do të flasin…

G.j: Atë vetëm Zoti e din.

T.V:…dhe si do të… atë vetëm Zoti e dinë, po. Nuk mundesh asgjë këtu të planifikosh.

G.J: Asgjë, ne nga kjo anë do të lutemi për fat. Këtë mundemi.

T.V: Ashtu pra ashtu, po. Ha ha ha.

G.J: Ha ha ha. Okey. Nëse duhet diçka…

T.V: Nëse kapemi për diçka ne e kryejmë.

G.J: Po, po, po. Çka nuk kemi mbaruar e lere më këtë.

T.V: U kuptuam, u kuptuam Gorde.

G.J: Okey, ajde.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. O kjo Gordja dhe ky Trajkoja nuk kan guxim edhe një deputet të thjeshtë në parlament haptazi ta emërojn si INDIJAN se ja then hunën e ban për spital.! Por e bëjn fshehtazi nërmes vetit, tregohen sa jan trima se haptazi nuk guxojn, ( kukavica të sllavëve).

Back to top button