Real Madridi gati të bëjë çmendurinë e rradhës

Real Madridi është i gatshëm që ta bëjë çmendurinë e rradhës në tregun e transferimeve duke transferuar sulmuesin fantastik të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Kur themi se kjo do të jetë ‘çmenduri’, atëherë nënkuptojmë se Los Blancos janë të gatshëm që të shpenzojnë shuma të mëdha për transferimin e ish-anëtarin e Atletico Madridit.

Sipas talkSPORT, presidenti i klubit, Florentino Perez është do t’i derdhë plot 95 milionë euro në arkat e drejtuesëve të Manchester Cityt vetëm për ta bërë të vetin Agueron, transmeton veqsport.

Mirëpo, këto ‘çmenduri’ janë të zakonshme për Real Madridin, pasi që e dim se klubi mbretëror ka shpezuar rreth 200 milionë euro vetëm për transferimin e Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bales.

Lajme të ngjashme

Back to top button