Zgjohet nga gjumi Ancelotti: Casillas starton ndaj Galatas
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka konfirmuar se legjenda e kësaj skuadre, Iker Casillas do të startojë në ndeshjen e nesërme në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Galatasarayt.
“Diego ka luajtur shumë mirë në këto ndeshje të fundit, por starti i Casillas në ndeshjen e nesërme tashmë është vendosur”, ishin fjalët e Ancelotti.
Ancelotti gjithashtu ka folur edhe për Bale duke thënë: “Bale është i lumtur. Ai luajti mirë dhe kishte fuqi të madhe në fushë”.