FMN, Greqisë: Ulni pensionet, rritni TVSH-në

Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde ka sugjeruar qeverinë e sapozgjedhur greke që të ulë pensionet dhe të të rrisë TVSH-në në mënyrë që të dalë më lehtë nga reçesioni ekonomik që Greqia ka hyrë tash e sa kohë, raportojnë mediat greke.

Lagarde mirëpriti lajmin nga Ministri i Financave të Greqisë, Yanis Varoufakis se Greqia do të paguajë një pjesë të borgjit me shumë prej 450 milionë eurove – Bashkimit Evropian, transmeton Indeksonline.

Ajo ka theksuar edhe njëherë se FMN-ja mbetet e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin me shtetin grek, në mënyrë që Athina zyrtare ta gjejë derën nga kriza drejt prosperitetit ekonomik.

Lajme të ngjashme

Back to top button