Turqia bllokon Twitter dhe YouTube

Qasja në Twitter dhe YouTube është bllokuar sot në Turqi pas një vendimi të gjykatës në bazë të ankesave të individëve, thuhet sipas një burimi të afërt me industrinë e telekomit të Turqisë, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Turqia përkohësisht bllokoi rrjetin social Twitter dhe shërbimin më të madh në botë për video YouTube në prag të zgjedhjeve lokale në mars të 2014 pas shpërndarjes së audio incizimeve që supozohet se tregojnë për korrupsionin në rrethin e brendshëm të kryeministrit të atëhershëm Taip Erdogan, i cili tani është presidenti i vendit.

Ky vendim shkaktoi një zhurmë të madhe në opinionin publik turk dhe tërhoqi kritika të ashpra ndërkombëtare. Rregullatori turk i telekomit nuk e komentoi këtë vendim dhe nuk kishte asnjë deklaratë në faqen e saj.

Bllokimi i këtyre faqeve të mëdha të internetit vjen më pak se një javë pasi një prokuror i Stambollit ka vdekur kur forcat e sigurisë hynë me forcë në zyrën ku anëtarët e një grupi të ekstremit të majtë e kishin marrë atë peng.

Disa gazeta turke thanë se bllokimi erdhi pas fotot e prokurorit që po mbahej nga sulmuesit kishin qarkulluar në rrjetet sociale ndërsa rrethimi i policisë ishte ende duke vazhduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button