Foto Lajm: Posta e qytetit të Tetovës vend për strehim te kafshëve shtëpiake

Sot hyrjen e zyrave të postës së Tetovës e kishin zaptuar kuajt. Një lexues i Portalb na ka dërguar këtë fotografi me datë të sotmen me reagim që thotë:

“Posta e qytetit të Tetovës vend për strehim te kafshëve shtëpiake. Një periudhë të gjatë qytetarët e Tetovës ishin të frikësuar nga qentë endacak, për pos kësaj tani edhe kuajt të ç’lidhur po kullosin ne parkun e postës.” thotë Bejtullah M nga Tetova.

Si duket Komuna apo autoritetet përgjegjëse kujdesen të pastrojnë rrugët në rastet kur atë e viziton lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, e në ditë të tjera “le të ketë kullota”.

Lajme të ngjashme

Back to top button