Kanada, protesta kundër ndalimit të mbulesës

Mijëra njerëz mbushën rrugët e Montrealit në Kanada, duke protestuar kundër propozimit për ndalimin e mbulesës mulsimane si dhe veshje të feve të tjera për punonjësit civilë të rajonit Kebek.

Provinca kanadeze e Kebekut ka hartuar një propozim i cili ndalon punonjësit publik që të mbajnë shami myslimane, por edhe veshje të feve të tjera siç janë tyrbani apo kapela çifute. Kjo rregullore u hartua duke synuar përforcimin e shoqërisë laike, tani kur numri i myslimanëve në Kanada ka arritur në 1 milion, apo 2 % të popullsisë.

Kebeku, një provincë frango folëse e cila ka rreth 8 milion banorë, edhe më parë ka pasur tension për respektimin e të drejtave fetare, veçanërisht ato të emigrantëve mysliman.

Kjo rregullore kundërshtohet nga grupet fetare por edhe nga shumë politikanë, dhe pritet që të dërgohet në gjykatën e lartë të Kanadasë nëse ndodhë miratimi i saj. /mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button