Besimi – Rejnders: Vendosja e dialogut politik në vend me interes të veçantë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Dr. Fatmir Besimi, realizoi takim pune me Dide Rejnders, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për punë të jashtme të Mbretërisë Belge, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë kohës së takimit, Zëvendëskryeministri Besimi theksoi rëndësinë e procesit të integrimit evropian për Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se integrimi evropian mbetet prioritet kyç strategjik në vendin tonë. Në këtë kontekst theksoi se nga ana e Qeverisë ndiqet realizimi i prioriteteve të përzgjedhura duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit Evropian, të cilët janë kyçe në procesin e anëtarësimit në BE, siç janë : liria e shprehjes dhe mediat, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, marrëdhëniet ndër-etnike, reformat në administratën publike, marrëdhëniet e mira ndër fqinjësorë, bashkëpunim rajonal dhe  rritja e zhvillimit ekonomik dhe punësimi.

Ndër  tjerash u theksua nevoja për rritjen e interesit si dhe ndërmarrjes së  hapave konkret edhe nga të gjitha anët duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian në drejtim  të tejkalimit të  pengesës shumëvjeçare të  imponuar me çështjen e emrit, me qëllim  që sa më  shpejt të fillojnë negociatat aderuese.

Në pikëpamje të situatës aktuale politike Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se është e nevojshme  rivendosja e dialogut politik funksional në drejtim të asaj që punon dhe treshja e Parlamentit Evropian me qëllim të tejkalimit të  sfidave dhe hapërimin drejtë rrugës evropiane strategjikisht të definuar.

Ministri për punë të jashtme Rejnders theksoi mbështetjen e dhënë nga Belgjika për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Në pikëpamje të ngjarjeve aktuale politike ai potencoi se me rëndësi është të vendoset dialog politik në vend. Gjatë bisedimit, theks i veçantë u vendos në implementimin e marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe marrëdhëniet ndëretnike,si bazë solide për progres dhe zhvillim të mëtutjeshëm.

Belgjika i përket grupit të 15 vendeve anëtare të BE-së të cilët pas mbajtjes së takimit të vitit të kaluar të Këshillit Evropian mbështetën fillimin e negociatave dhe u dakorduan për  mbajtjen e një diskutimi tërësor  në Këshillin e BE-së për të ardhmen e procesit euro-integrues të Republikës së Maqedonisë.

Në fund, nga ana e të dy palëve u  theksua rëndësia dhe nevoja e përfshirjes dhe kontributit nga ana e të gjithë vepruesve politik dhe shoqëror për të arritur qëllimin strategjik afatgjatë- anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button