Shkëndija dhe Renova luajnë të mërkurën

Derbi lokal i xhiros së 23-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës që ishte paraparë të zhvillohet të martën në stadiumin e qytetit në Tetovë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe të reshurave të mëdha të borës është shtyrë dhe e njëjta do të luhet 24 orë më vonë. Kështu termini i ri dhe zyrtar i përballjes Shkëndija-Renova është 08.04.2015 (e mërkurë), në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button