Ndryshimi i kushtetutës për bashkëshortësi duhet të zgjidhë edhe çështjet e hapura të shqiptarëve

Grupet parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë, nuk përkrahën propozimet e VMRO-së, për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me definimin e bashkëshortësisë.
Në propozimin e VMRO-së, thuhet se ndryshimet kushtetuese do të mundësojnë  definimin më preciz të bashkëshortësisë dhe bashkësisë jashtë martesore, duke përcaktuar qartë se kurorëzimi është bashkimi në mes mashkullit dhe femrës.

Propozimi i VMRO-së, për përkufizimin e bashkëshortësisë, jo që  nuk u mbështet nga partitë tjera politik, por ngriti edhe shumë çështje të tjera. BDI-ja, kërkon ndryshime për çështjet e shqiptarëve. Nënkryetarja e Kuvendit Suzana Saliu tha se BDI-ja, nuk është për ndryshime të pjesshme, por për ndryshime rrënjësore. Ajo tha se për shumë çështje mbi shqiptarët nevojiten ndryshime në kushtetutë. Ndërkohë nga PDSH-ja theksuan se të gjitha kërkesat e Salihut janë të përfshira në Marrëveshjen  e re të PDSH-së. 

“Për ne shqiptarët mbetet e hapur çështja e përdorimit të gjuhës shqipe, mbetet e hapur se a duhet ët kemi shtet binacional, apo nuk duhet ët kemi shtet binacional. A duhet ët kemi parlament dy-dhomësh apo nuk duhet të kemi parlament dy-dhomësh. Mbetet e hapur çështja e definimit të gjykatës kushtetuese, sepse një ligj që me përpjekje të mëdha këtu votohet me Badinter, nuk mundet që gjykata kushtetuese ta shfuqizoj atë ligj me një votim të thjeshtë. Mbetet e hapur edhe puna e ndarjes proporcionale të buxhetit, mbetet e hapur edhe ndarja e funksioneve më të rëndësishme të shtetit, pra a duhet shqiptarët të kenë një funksion kyç të shtetit”, deklaroi Suzana salihu, BDI.

“Në aspektin politikë është amorale të flitet në këtë mënyrë zonja Salihu. Ju jeni pjesë e qeverisë  dhe gjithë ato që i përmende, pa atë duhet apo nuk duhet që e përmende para secilës kërkesë reale të shqiptarëve, pa atë duhet apo s’duhet Ju mund ti bëni. Pra ju jeni pjesë e një shumice parlamentare e cila ka edhe mandat që ti bëj ato ndryshime. Për sa i përket temës për të cilën sot është mbledh ky komision sigurisht familja e fort dhe tradicionale shqiptare e ka bërë të veten dhe sigurisht edhe një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm, aspekti fetarë ka ndikuar që të mos ketë devijime të këtij lloji”, tha Imer Aliu, PDSH.

“Nuk shohim kurrfarë nevoje që të hapet kutia e Pandorës, e cila do të hapet me çdo propozim me çdo  iniciativë  për ndryshim të Kushtetutës, posaçërisht jo në Republikën e Maqedonisë në këtë moment, vetëm e vetëm për defokusim të opinionit nga problemet e vërteta që ekzistojnë në këtë shtet”, theksoi Ana Pavllova-Daneva, LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button