Zaev për BDI-në: Janë ruajtur por nuk do t’u shpëtojnë “bombave”

Në pyetjen e gazetarëve se pse nuk po publikon materiale për palën tjetër, në këtë rast për BDI-në, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ju përgjigj gazetarëve që ata të pyesin përfaqësuesit e BDI-së, nëse e kanë ditur dhe kanë qenë të vetëdijshëm se po përgjohen nga Gruevski. Por ai tha se megjithëse janë ruajtur edhe ata kanë lënë gjurmë.

“Gjithçka që posedojmë si dëshmi për krime të bëra do të publikohet, pa marrë parasysh a është BDI, apo parti tjetër shqiptare. Mos të mendojë dikush se do të shpëtojë”, u përgjigj Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button