Rejnders: Të vazhdohet dialogu politik dhe opozita të kthehet në Parlament

Për Belgjikën mesazhi është i qartë, presim të shënoni përparim, rrugën duhet që ta kalojmë së bashku. Që të arrihet kjo duhet që të vazhdohet dialogu politik dhe opozita të kthehet në Parlament, theksoi në pres konferencën në Shkup nën kryeministri belg dhe shefi i diplomacisë belge Didie Rejnders. Sipas tij, disponimi i BE-­së dhe veçanërisht Belgjikës, është që të ndihmohet Maqedonia, por paraprakisht ajo duhet që të mbarojë punën e saj.

“Kemi shumë tema në të cilat duhet të punohet si pavarësia e mediave, pavarësia e gjyqësorit. Dëshirojmë që të fillojnë edhe negociatat, kapitull për kapitull njëkohësisht derisa zhvillohen negociatat për dialog politik.

Duhet të gjithë të inkuadrohen dhe ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë”, tha Rejnders në pres konferencën e përbashkët me homologun e tij, ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki. Lidhur me kontestin me emrin me Greqinë, Rejnders tha se Belgjika mund ta ndihmojë Maqedoninë me përvojën e saj sepse vjen nga një vend ku një rajon e mban emrin Holandë. Për propozimin e Athinës zyrtare për masa për ndërtimin e besimit, Poposki tha se dy gjëra janë kryesore. “Realiteti është se Maqedonia dhe Greqia nuk janë në luftë, por bashkëpunojnë në mënyrë të shkëlqyer, dhe e dyta, nuk duhet që të kërkojmë justifikime për mos tejkalimin e bllokadës që është e lidhur me kontestin e imponuar. Nuk duhet që të mjegullohet tema kryesore dhe të defokusohemi nga negociatat për anëtarësim në NATO dhe në BE.

Mirëbesimi është i domosdoshëm, por të domosdoshme janë edhe zgjidhja de dialogu”, tha Poposki. Në pyetjen e gazetarëve për rastin e përgjimeve, nën kryeministri belg konsideron se nevojitet që fillimisht të sqarohet nëse përgjimi ka qenë legal apo ilegal dhe në raport të vetë përmbajtjes do të shihet nëse nevojitet sanksionim.

Lajme të ngjashme

Back to top button