Nxënësit e 5 shkollave të mesme nga Shkupi bojkotojnë mësimin

Në gjimnazet  Shkupit, “Josip Broz Tito”, “Orce Nikollov”, “Rade Korçevski Roçagin”, Nikolla Karev” dhe “ Koço Racin” nxënësit kanë bojkotuar mësimin sot.

Nxënësit thonë se kanë presion nga profesorët që të kthehen në mësim, transmeton Plusinfo.

“MASH-i mbetet  neme ndaj kërkesave tona për këtë arsye kemi vendosur që të bojkotojmë mësimin. Mendojmë se jemi të diskriminuar me marrëveshjen që bënë Unioni I nxënësve të shkollave të mesme dhe MASH-it, sepse ata nuk janë përfaqësuesit legjitim. Mësimin nuk e mbajmë, megjithatë kemi aktivitete alternative dhe debate në korridoret e shkollave”, thotë Gjorgji Stavriq i cili është anëtarë I Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button