Shumica e pacientëve nuk kanë njohuri për përdorimin e antibiotikëve

Përdorimi i antibiotikëve në Maqedoni gjen përdorim më të madh se sa në vendet tjera. Për dallim nga vendet Skandinave në Maqedoni, antibiotikët përdoren tre herë ë shumë ndërsa nga Sllovenia dy herë më shumë.

Instituti për shëndet publik në Maqedoni vjet ka zhvilluar një hetim sipas të cilit 75 % të pacientëve marrin antibiotikë me rekomandim të mjekut. Në pyetjen se sa dinë për antibiotikët, 38 % prej tyre kanë dhënë përgjigje të saktë, 43 % përgjigje të gabuar, se antibiotikët janë ilaç efektiv për infektime virusale ndërsa 25 % prej tyre nuk kanë dhënë kurrfarë përgjigjeje.

Në vitin e kaluar është shënuar rritje në 10 % e shpenzimit të antibiotikëve, kjo sipas numrit të rekomandimeve të shënuara.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button