fbpx

Shefi i dilomacisë belge Rejnders në Maqedoni

­ Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Didie Rejnders, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki.

Siç kumtoi MPJ, krahas takimit me homologun e tij Poposki, Rejnders do të pritet edhe nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, nga kryeministri Nikolla Gruevski, ndërsa do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Fatmir Besimin.

Vizita është në funksion të nxitjes së mundësive të reja për bashkëpunim bilateral, si dhe bashkëpunim në planin multilateral, theksojnë nga MPJ.

Lajme të ngjashme

Back to top button