Kërkohet qartësi nga BE-ja në liberalizimin e vizave për Kosovën

Përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës u kanë dërguar një letër të hapur zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, përgjegjës për procesin e integrimit të vendeve të rajonit të Evropës Juglindore në BE, ku kërkojnë qartësi në arritjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Letra, dërguar javën e shkuar përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, komisionerit për Politikën e Fqinjësisë së Mirë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn, si dhe komisionerit për Emigrim, Diomitris Avramopoulos, u bën një elaborim të shkurtër defekteve të procesit të liberalizimit të vizave që e mban Kosovën ende si të vetmin vend të izoluar në rajon, kur bëhet fjalë për udhëtim të lirë në zonën Schengen. /Koha/

Lajme të ngjashme

Back to top button