Renato Mekolli pushton mediat greke

Renato Mekolli, i cili njihet si një nga shefat më të ashpër të “Master Chef Albania”, është bërë qendra e vëmendjes për mediat greke.

Duket se edhe mëngjesi i sotëm ka nisur bukur për shef Renaton pasi përmes një postimi të bërë në llogarinë tij të Instagramit, ai shihet në një tjtër artikull të një reviste greke.

“Kur përton të çohesh nga krevati, lexon shtypin” shkruan Mekolli, duke shtuar se kjo intervistë është dhënë për revistën “Kripa dhe Peperi”

Duhet theksuar se shefi i kuzhinës herë pas here poston artikujt të gazetave të cilat flasin për të dhe suksesin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button