Bllokohet sërish rruga e Kombit

Reshjet e borës kanë bërë që në orët e mbrëmjes së natës së djeshme të bllokohet rruga e Kombit.

Mësohet se në rrugën Tunel-Fushë Dukagjin ishin bllokuar të dy korsitë e autostradës dhe makinat nuk kanë mundur të lëviznin, transmeton TCH.

Situata ishte kthyer nën kontroll pasi rruga ishte pastruar nga borëpastruesit.

Policia Rrugore u ka bërë thirrje vozitësve që mos të lëvizin pa zingjirë, sepse në disa pjesë të Shqipërisë si: Qarku i Dibrës, Kala e Dodës, Lurë, Ostern, Trebisht e fshatra të tjera, bora ka arritur deri në 10 cm.

Lajme të ngjashme

Back to top button