SHBA: Obama e mbron marrëveshjen atomike me Iranin

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë mbrëmë se mirëkuptimi kornizë atomik me Iranin është “mundësi njëherë në jetë” për ta parandaluar Iranin nga zhvillimi i armatimit bërthamor dhe për të sjellë siguri në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për të përditshmen New York Times, zoti Obama theksoi se përfitimet potenciale të marrëveshjaprovuese, për ta ndalur programin e armatimit atomik në këmbim për lehtësim të sanksioneve të ashpra ekonomike, janë shumë më të mëdha se rreziqet.

Zyrtarët nga 6 fuqitë botëror, Britania, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë arritur marrëveshje kornizë për programin kundërthënës atomik të Iranit, më 2 prill në Lozanë të Zvicrës, pas disa muajve të negociatave.
Marrëveshja finale duhet të arrihet deri më 30 qershor.

Obama theksoi se Izraeli ka të drejtë të jetë i shqetësuar për programin atomik iranian, por mbrojta e Uashingtonit për Izraelin është e “palëkundur”./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button