Menduh Thaçi uron kryeministrin Rama

“I nderuari Kryeministër, Zgjedhja Juaj si kryeministër dhe i kabinetit Tuaj nga ana e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, jo vetëm që kurorëzoi vullnetin e zgjedhësve në shtetin shqiptar  por në të njëjtën kohë edhe dëshmon për kapacitetet demokratike të Shqipërisë si anëtare e denjë e NATO-s”, thuhet në telgarmin e urimit dërguar kryeministrit Edi Rama nga kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.

Në urimin e Menduh Thaçit thuhet, “Programi, kabineti dhe vizioni Juaj Kryeministër, për një Shqipëri evropiane, padyshim se do të sjellin rezultate të shpejta në hapë rimin e shtetit shqiptar drejt familjes evropiane duke marre paraprakisht statusin kandidat e deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Duke ju dëshiruar Juve dhe kabinetit Tuaj, suksese në realizimin e objektivave që i keni parashtruar, në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare,  shprehi bindjen time të thellë se me një bashkëpunim të ngushtë dhe intensiv, do të kontribuonim mjaftë në demokratizimin e mëtutjeshëm të rajonit.

Lajme të ngjashme

Back to top button