Me vështirësi, fitoi Barcelona (VIDEO)

Barcelona ka regjistruar fitore të zbehtë (1-0) si mysafir i Celta Vigos në Estadio de Balaidos. Celta ishte skuadra më e mirë në çdo aspekt të lojës në fraksionin e parë, i cili u mbyll pa gola. Madje ka mundur të kalojë në epërsi me anë të Larriveyt, i cili pati një shans të artë para se skuadrat të shkonin në pushim. Në fillim të pjesës së dytë, Blaugranëve iu anulua një gol i Neymar për pozitë jashtë loje. Sidoqoftë, pas disa rasteve të mysafirëve, erdhi goli i epërsisë. Xavi harkoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Jeremy Mathieu shënoi me kokë (73’).

Lajme të ngjashme

Back to top button