Ushtria sekrete e Putinit, për të cilën pak di bota

Kremlini ka një tjetër “Ushtri” që vepron në mediat online. Norma ditore e “ushtarit” të tillë janë 100 komente në faqet e ndryshme të internetit, për të lëvduar qeverinë ruse dhe Vladimir Putinin.
Lyudmila Savchuk thotë se paratë janë ato që kanë tërhequr njerëzit në Ushtrinë Online të Kremlinit. Pjesë e punës janë komentet në të cilat vlerësohet presidenti rus Vladimir Putin, ndërsa shahen kundërshtarët e tij.

“Putini është super”, “Ukrainasit janë fashistë”, “Evropa është dekadente”… janë disa nga mesazhet që ceku 34-vjeçarja e që i kishte shkruar në forumet e internetit.

Punën ajo e gjeti përmes shpalljes në internet.

“Detyra jonë ishte të shkruajmë në formën proqeveritare, për të interpretuar të gjitha ngjarjet në mënyrën që glorifikon politikën e qeverisë dhe personalitetin e Putinit”, tha ajo për AFP, transmeton Telegrafi.

Në këtë detyrë ajo ka udhëhequr disa blogje në platformën e njohur ruse LiveJournal, ku kishte identitete të shumta, ndër të cilat edhe si shtëpiake apo studente.

Putin kërcënon me forcën bërthamore: “Nëse ju të përpiqen për të parandaluar shkëputjen e rusëve në Baltik, do të bëhet më keq se në Ukrainë”, ishte një koment tjetër i saj.

Ajo paguhej të komentonte lajmet edhe në faqet tjera dhe diskutimet online. Norma e saj ishte 100 komente në ditë.

Çdo mëngjes ajo merrte detyrat e ditës: listën e temave dhe të ideve që do të propagandojë.

“Ukraina ka miratuar një plan reformash për të siguruar ndihmën e FMN-së”, ishte një nga detyrat e fundit që Lyudmila ka ruajtura në telefonin celular. Në udhëzime thuhet se duhet të komentohet kështu: “Për Qeverinë e Ukrainës nevojat ushtarake janë më të rëndësishme sesa nevojat e njerëzve”.

Si luftëtare në internet, ajo ka punuar për dy muaj në një ndërtesë gri në Shën Petersburg, ndërsa dorëheqje dha në muajin mars. Një intervistë të shkurtër për punë me të e kishte kryer personi që u identifikua si Oleg, ndërsa pyetja e tij e parë ishte: Çka mendon për politikën ruse në Ukrainë.

Savchuk thotë se atë e mashtroi paga. Ajo është duke rritur dy fëmijë, ndërsa paga prej 700-870 dollarëve amerikanë është pagë e mirë në këtë qytet rus.

Komentet që diskreditojnë kundërshtarët rusë, si SHBA-të, ndërsa glorifikojnë Rusinë, janë shfaqur edhe para konfliktit me Ukrainën. Gazetar opozitare “Novaya Gazeta”, vizitoi agjencinë në Shën Petersburg më 2013, në një mision të fshehtë. Ditorja raportoi se janë rreth 400 të punësuar në një ndërtesë të vogël në periferi të qytetit. Që atëherë, shumë gazeta ruse kanë bllokuar komentet. Media lokalet raportojnë se biznesi në tetor u zhvendos në një ndërtesë më të madhe, transmeton Telegraf.

Kjo qendër kryesisht fokusohet në konfliktin në Ukrainë, ndërsa kanë sektorë të gjuhëve të huaja dhe ekspertë të Photoshopit. Savchuk thotë se kjo është punë e rëndë dhe se shumica pushohen nga puna meqë nuk dinë mirë të shprehin idetë.

Shumica e stafit janë të rinj, shpeshherë studentët. Savchuk thotë ata zakonisht janë indiferentë ndaj politikës dhe se asgjë nuk është marrë seriozisht tek ta. Por, për ta kryesorja janë paratë. Për dallim nga këta të rinj, është një staf i vjetër që e marrin më seriozisht këtë mision.

Agjencia është krejtësisht e mbyllur për publikun dhe provat e vetme të ekzistencës janë shpalljet për punë. Madje, punëtorët mezi flasin me njëri-tjetrin. Kamera janë kudo dhe Savchuk thotë se mu për këtë punëtorët kanë frikë të shprehen. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button