Ja si e luftojnë celulitin femrat e famshme

Me poshtë janë listuar disa këshilla nga femrat e famshme për mënyrën se si ato luftojnë celulitin. Nuk është kurrë vonë për tu dukur tërheqëse.

Jennifer Lopez ha produkte të pasura në lecitin. Sipas burimeve Lopez ha spinaq për mëngjes, drekë dhe darkë. Ajo ha shumë fruta agrume, shume vaj ulliri në sallate dhe mendon se nuk ka asgjë më të mirë se fara e lirit. Ushqimet e përmendura me lart sigurojë të gjitha vitaminat e nevojshme, mineralet dhe lendet ushqyese për lëkurë të shëndetshme.

Kate Moss merr disa masa të caktuara për të parandaluar celulitin. Kate pretendon se ajo çfarë e ndihmon atë të duket e mirë janë antioksidantët. Ajo pi çaj të bardhë, ha vezë, fara dhe plus soje. Ajo gjithashtu përfshin ne dieten e saj acidet esencial yndyror dhe drithërat.

Claudia Schiffer i kushton vëmendje të madhe asaj çfarë pi dhe ajo preferon çajin jeshil, pijet bimore dhe lëngun e domateve. Shifer rekomandon te hani avokado dhe vaj peshku dhe shume fruta agrume. Cameron Diaz preferon supën me perime që përmban përbërësit themelore nga lista e Murad. Sekreti i saj i bukurisë është ngrënia e shumë perimeve bishtajore. Përveç kësaj, pija e saj e preferuar është çaji jeshil.

Jennifer Aniston është e sigurt se nuk ka asgjë më të rëndësishme se acidet esencial yndyror. Kjo është arsyeja pse ajo konsumon ton të freskët, arra, fara dhe shton vaj kanola në sallatën e saj. Ajo gjithashtu thotë se menuja e saj nuk do të ishte e plotë pa vezë dhe lulelakër.

Lajme të ngjashme

Back to top button