Pse disa qytete janë kaq të bukura? (FOTO)

Street Art (arti i rrugës) i shprehur përmes grafiteve nga piktorë shpesh anonimë, prej vitesh me radhë është konsideruar nga artistët si një infeksion i pakëndshëm, që sa vjen e bëhet më bezdisës dhe që ndot në një farë mënyre pastërtinë e qyteteve të rregullta. Por artistët që e praktikojnë këtë lloj arti janë shtuar dhe ndoshta kjo është një arsye e mirë për të ndryshuar edhe pikëpamjen për këtë lloj arti. Këto lloj grafitesh, po kapin çmime prej qindra-mijëra dollarësh nëpër shtëpitë e ankandeve të artit më të famshëm të botës, shkruan Revista Class.

Një ndër qytetet e mëdha që ka filluar të mos i shohë grafitet thjesht si vizatime të pakëndshme, por t’i shohë si një art të vërtetë, është edhe Roma.

Gjatë muajve të fundit, në Romë, por edhe në qytetet kryesore të Italisë, Street Art-i është parë si një ide gjeniale, e cila i ka shndërruar objektet, kryesisht ato mbi të cilat nuk vihej dorë prej kohësh, si vepra të vërteta arti.

Street-artistët, në bashkëpunim edhe me bashkitë dhe minibashkitë e vendit, kanë ndryshuar monotoninë e shumë ndërtesave dhe pallateve duke u dhënë ngjyra e forma objekteve të panumërta.

Lajme të ngjashme

Back to top button