Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në Rrugën e Kombit

Teksa dukej se dimri u largua përfundimisht, në pjesën verilindore të vendit u shënuan reshje dëbore.

Në Rrugën e Kombit ato krijuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Disa makina u bllokuan për minuta të tëra në të dy korsitë e autostradës pa mundur të lëvizin.

Në segmentin “Tunel-Fushë Dukagjin mbërritën borëpastrueset dhe rikthyen qarkullimin e automjeteve. Policia Rrugore e Kukësit nuk lejonte qarkullimin e automjeteve pa zinxhirë.

Situata në Rrugën e Kombit u vu në kontroll vetëm pas një ore, ndërsa aktualisht qarkullimi në segmentin “Tunel-Kukës-Morinë është normalizuar.

Ndërkohë, mësohet se reshjet e borës kanë nisur edhe në Qarkun e Dibrës. Në komunat Kala e Dodës, Lurë, Luzni, Ostren, Trebisht, Martanesh dhe Zerqan trashësia e borës arrin në 10 cm.

Policia Rrugore i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të pajisen me zinxhirë. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button