Zgjedhjet në Turqi, sondazhet favorizojnë kurdët

Dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Turqi shtohen dyshimet për një fitore të bindshme të AKP-së.

Partia kurde HDP po shfaqet gjithmonë e më e fortë çka mund të dëmtojë forcën politike të Recep Tayyip Erdogan-it. Me gati 50 për qind të votave partia konservatore islamike në pushtet që nga viti 2002, arriti para katër vjetësh rezultatin e saj më të mirë zgjedhor deri tani.

Ajo ka sot, megjithë disa largime të disidentëve, 312 nga 550 vendet në parlamentin e Ankarasë. Por sondazhet e fundit tregojnë se me të gjithë gjasat,  AKP-ja nuk do të arrijë ta përsërisë më një performancë të tillë.

Partia kurde ka shumë mundësi te kalojë pragun 10 për qind e të hyjë në parlament. Me HDP në parlament, AKP-ja, sipas disa llogaritjeve, mund të humbasë shumicën absolute të vendeve. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button