Drogba: Galata mund ta befasojë Real Madridin

Sulmuesi i Galatasarayt, Didier Drogba shpreson që Galatasaray mund ta befasojë Real Madridin në ndeshjen e së Martës në Stamboll.

“Madridi është një klub i shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer. Futbolli është një lojë 11 kundër 11 në fushë dhe pse jo, ne mund të sjellim një surprizë”, është cituar të ketë thënë Drogba për AS.

“Mund t’i bëjmë që fansat tanë të çmenden në mënyrën se si luajmë. E mbaj mend vitin e kaluar kur lojtarët e Madridit ishin të shokuar. Ata më thanë se fansat tanë janë të çmendur dhe mendoj se mbështetësit e Galatasarayt janë më të mirët”.

“Shpresoj që të na mbështesin kundër Madridit dhe ne t’i shpërblejmë me një rezultat të mirë. Mund të ishte normale nëse ne përfundojmë të tretët ose të katërtët në grup, por gjithçka mund të ndodh në futboll. Unë besoj në këtë ekip”.

Lajme të ngjashme

Back to top button