Gostivar: Prindërit të lajmërojnë mësuesit që kërkojnë tekste shtesë

Pasi janë vërejtur që disa mësimdhënës në disa shkolla të qyteteve të ndryshme kanë kërkuar nga nxënësit, tekste shtesë, gjegjësisht fletore pune, komuna e Gostivarit, rekomandon që mësimdhënësit, por edhe udhëheqësit e shkollave të jenë të vëmendshëm që mos veprojnë në kundërshtim me ligjin. 

Sektori i arsimit në Komunën e Goztivarit, njoftojnë të gjithë  prindërit që nga fëmijët e tyre u është kërkuar tekst shtesë nga ndonjë arsimtar, të mund t’i paraqesin rastet e këtilla në drejtorinë e shkollës apo edhe në inspektoratin për arsim. 

Ditë më parë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, edhe njëherë e përsëriti qëndrimin se asnjëherë fletoret e punës nuk kanë qenë të parapara dhe aspak nuk janë element i obligueshëm në sistemin mësimor dhe prindërit nuk kanë për obligim t’i blejnë. Gjithashtu, Minsitri i Arsimit, Todorov paralajmëroi se do të ketë kontrolle për keqpërdorimet që ndodhin në shkollat në vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button