Plenumi merr masa radikale, prej të hënës bojkotohet mësimi

Pleniumi i shkollave te mesme, njofton se prej nesër do të bojkotojnë mësimin nëse nuk realizohen kërkesat e tyre. Ata protestojnë kundër reformave të këqia në arsim.

Prej javës së kaluar shpallëm publikisht se Pleniumi do radikalizojë masat dhe aktivitetet e tij në lidhje me ndalimin e reformave të këqija në arsim. Gjegjësisht, me radikalizim nënkuptojmë fillimin e bojkotimit të mësimit në shkollat e mesme. Ne filluam me këtë formë të shprehjes së pakënaqësisë pas paralajmerimit të fundit që i dhamë institucioneve kompetente dhe mos marrjes së përgjigjeve nga ata. Pavarësisht përpjekjeve tona të dhimbshme që edhe zëri ynë të dëgjohet dhe të biem në kontakt me institucionet, ata kanë refuzuar dhe janë duke luajtur dhe tradhëtuar me besimin tonë. Gjithashtu, shfrytëzojmë rastin përsëri të kërkojmë prej Ministrit për Arsim dhe Shkencë, Abdilaqim Ademi, për të marrë përfaqësuesit e Pleniumit të shkollave të mesme në takim dhe negociata, sepse përndryshe, ne do të vazhdojmë aktivitetet tona ku do shprehim pakënaqësinë dhe revoltën e nxënësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button