Gara për Tiranën, pas Bojaxhiut kandidon dhe Sazan Guri

Pasi ish kreu i KESH-it Gjergj Bojaxhi shpalli kandidaturën si i pavarur, një emër i dytë u zyrtarizua sot për garën e Tiranës, por me petk politik nga pas.

Ai është ambientalisti Sazan Guri i cili në qendër të platformës së tij ka planin për zero ndërtime brenda vijës së verdhë, si dhe tram për 40 për qind të transportit urban kryeqytetas.

Ambientalisti Sazan Guri tha se do të marrë pjesë në garën elektorale për Bashkinë e Tiranës si kandidati politik i Aleancës Ekologjike Europiane.

Ashtu si Lulzim Basha 4 vjet më parë, edhe Sazan Guri flet për transportin me tram.

Sazan Guri thotë se Aleanca Ekologjike Europiane nuk do të përfshihet në asnjë koalicion.

Por shton se në rast të një balotazhi më 21 qershor, i ka idetë e qarta se kë do të mbështesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button