PEGIDA në Londër, më pak se 100 marshues

Lëvizja e ekstremit të djathtë, e cila proteston kunder myslimaneve ne Evrope, e njohur si PEGIDA, mbajti marshimin e saj të parë në Londër, përpara rezidencës së Kryeministrit.

Protesta, e cila ka pasur pjesëmarrje të vogël, u organizua nga dega e PEGIDA-s në Britani.

Sipas raporteve te mediave, me pak se 100 protestues u mblodhën duke mbajtur flamujt kombëtar te Britanisë së Madhe.

E në anen tjeter, organizatat anti-racizmit organizuan një tubim anti-racizem dhe anti -PEGIDA, ndersa pjesemarresit e tyre ishin me shume ne numer.

PEGIDA organizuan protesta në Norvegji, Danimarkë, Suedi dhe Britani të Madhe. Protestat e PEGIDA-s nuk ngallen interes nga perkrahesit e ekstemit, por perkundrazi, ngjallen reagime kunder islamofobise dhe racizmit. /Mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button