Palloshi: Maqedonia ngec në ndërtimin e autostradave

Profesori universitar Vullnet Palloshi, konsideron se vendit i ka ikur treni për qenë pjesë e hartës evropiane të korridoreve duke bërë që Maqedonia të ngec edhe në ndërtimin e autostradave në përgjithësi, transmeton Alsat.

Përveç problemit më shpronësimin, Maqedonia ka ngecur edhe në ndërtimin e autostradave në përgjithësi. Sipas profesorit universitar Vullnet Palloshi, vendit i ka ikur treni për qenë pjesë e hartës evropiane të korridoreve.

“Për fat të keq duhet të them se politika e gabuar e qeverive që kaluan gjatë 10, 15 viteve të fundit që e anashkaloi prioritetin e ndërtimit të korridoreve pan evropiane që ishin përcaktuar qysh në vitin 1993 dhe mandej në 98 në Helsinki u përcaktuan si korridore evropiane 10, në të cilët ne si Maqedoni ishim kryqëzim i dy korridoreve 8 dhe 10. Për fat të keq me vendimin e ri të Unionit Evropian të 21 gushtit 2014, këta korridore nuk janë më prioritet për Evropën, dhe Evropa e bëri hartën e re të prioriteteve ku Maqedonia nuk është udhëkryq në rrugët transportuese në komunikacionin e integruar të hartave pan evropiane. Është korridor por jo pan evropian, dhe kur nuk është pan evropian BE-ja nuk i ndan mjetet dhe kështu duhet të kërkohen financierët e jashtëm”, tha Vullnet Palloshi, profesor universitar.

Lajme të ngjashme

Back to top button