Papa i shqetësuar me ngjarjet në botë, jep mesazhe të fuqishme

Gjatë mbajtjes së meshës në Vatikan me rastin e festës së Pashkëve, Papa Françesku i rikujoti botës se Vatikani ka status shtetëror dhe e vuri në pah rolin e vet Papës si diplomat moral në botë, raporton CNN.

Papa Françesku u shpreh i shqetësuar me njerëzit në të gjithë botën, të cilët po vuajnë shkaku i konflikteve të shumta në botë të cilat janë bërë kryengjarje botërore, transmeton Indeksonline.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë neglizhent ndaj gjithë kësaj tragjedie njerëzore që po ndodhë nëpër botë, duke rezultuar me shumë të vrarë dhe vërshime refugjatësh të pastrehuar nëpër vende të ndryshme”, tha Papa Françesku.

Më tej, Papa e ktheu vëmendjen tek Toka e Shenjtë, duke shpresuar dhe thirrje që të arrihet një pakt paqeje mes Izraelit dhe Palestinës.

Papa ndër shume tema tjera nuk la pa përmendur as presionin ekonomik gjithnjë e më të madh në nivel botëror.

“Bëjmë thirrje për paqe dhe liri, për të gjithë ata gra dhe burra të cilët janë ende subjekt i formave të vjetra dhe të reja të skllavërimit nga ana e grupeve kriminale”, ka thënë Papa gjatë fjalimit të tij.

Papa e përmbylli fjalimin e tij duke i ngushëlluar të gjitha grupet e njerëzve të margjinalizuar, të varfërit dhe të sëmurit anë e kënd botës.

Ai uroi të gjithë njerëzit me rastin e festës së Pashkëve, duke u bërë pikë unifikimi për të gjithë njerëzit në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button