Fjolla sigurt shtatzënë, ja gjinia dhe kush është babai (Video)

Këngëtarja, Fjolla Morina, nuk ka arritur as se si që t’i ikë mediave dhe gazetarëve investigativ.

Këngëtarja është përcjellë ditën e mërkurë nga kamera dhe gazetarët e Prive të Klan Kosovës, ku Fjolla qart është parë se ka barkun e fryrë.

Madje, ajo është parë duke hyrë në një dyqan për fëmijë.

Pasi doli ajo u befasua dhe pasi u soll keq me gazetarin e Prives, të cilit “çka nuk i tha”, Fjolla u vërsul me makinën e saj Mercedes C-Class të vitit 2013 pa dhënë detaje.

Megjithatë mësohet se Fjolla Morina është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe se gjinia e foshnjës është vajzë.

Babai thuhet të jetë Flamur Azemi, që sipas informacioneve të Telegrafit është një biznesmen i cili jeton dhe vepron në Dubai.

Fjolla sipas Prive fëmiun do ta lindë në SHBA pranë motrës së saj. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button