Server: Përgjimet reflektojnë abuzime shokuese të forcës politike dhe shtetërore

Në Konferencën tematike të BDI-­së të mbajtur më 28 mars në Shkup ku morën pjesë edhe mysafirë nga jashtë mes të cilëve ish ambasadorët si Piter Feith, Ervan Fuere, Daniel Server, Erhard Busek.

Në vijim ua përcjellim fjalimin e plotë të Daniel Serverit.

  1. Është kënaqësi të kthehen në Maqedoni pas një mungese disa vjeçare. Ky është një shtet që e dua shumë, jo më pak pasi ka demonstruar një kapacitet për reagim efektiv ndaj krizave.2.    Ju sot jeni në mes të një krize, që ka hedhur dyshime mbi integritetin e institucioneve që demokracia e juaj e ka ndërtuar në çerek shekullin e kaluar.

    3.    Nuk ka asgjë të pazakonshme me krizat politike në demokracitë. SHBA kanë gëzuar demokracinë për më se dy shekuj. Ne ende kemi kriza politike që kanë të bëjnë me abuzim me forcën, disa do të thoshin pothuajse shumë shpesh.

    4.    As ne nuk jemi të imunizuar nga publikimet e komunikimeve konfidenciale.

    5.    Drejtimi i parë në çdo rast krize duhet të jetë ndaj institucioneve të juaja: presidentit, kuvendit, gjyqeve, avokatit të popullit, medias dhe shoqërisë civile.

  2. Kam shpresë që ju do t’i përdorni këto institucione në shkallë maksimale për realizim qartësimi, investigimi dhe eventualisht ndjekje të atyre që sillen dhe veprojnë kundër ligjit.7.     Në veçanti mbikqyrja e Kuvendit është e rëndësishme. Bojkotet në demokraci nuk i shërbejnë asnjë qëllimi por nxjerrja nga bojkoti ë atyre që bojkotojnë për të kontribuar.

    8.    Mirëpo ka edhe situate që kërkojnë më shumë se institucionet e vetë shtetit. Asnjë nga ne nuk jeton në vakum, por vendet e vogla duhet të kujdesen më shumë se si sillen fqinjët, miqtë dhe aleatët

    9.    Ju nuk jeni SHBA, me një kushtetutë të konsoliduar nëpër shekuj, me fqinj miqësorë si në veri dhe në jug, me  ekonomi gjigande dhe dy oqeane për mbrojtjen e brigjeve tuaj.

    10.    Ju jeni një vend i vogël i mbyllur Europian me aspirate për bashkim në NATO dhe BE.

    11.    Unë i mbështes keto aspirate, dhe nuk janë shumë larg realizimit.

    12.    Ushtarët tuaj e kanë treguar veten sit ë integruar me Gardën Kombëtare të Vermont-it, në luftime në Afganistan. Reformat në mbrojtje që ju i keni ndërmarrë pas Marrëveshjes së Ohrit ju kanë vënë në rrugën drejt anëtarësisë në NATO.

    13.    Komisioni Europian në vazhdimësi ka përcaktuar se ju jeni gati për bisedime të hapura për pranim në BE. Reformat ekonomike që filluan para një dekade i kanë shtyrë përparimet tuaja.

    14.    Por fqinji juaj jugor, Greqia, tanimë i ka bllokuar shtigjet për BE dhe NATO edhe para goditjes së krizës aktuale. Shtetet, si biçikletat, kanë nevojë për lëvizje përpara, përndryshe do të bien.

    15.    Tani ju duhet të ngrini veten.

    16.    Unë jam një mik i Maqedonisë, por sinqerisht, më duhet t’ju them se komunikimet e dala telefonike dhe inçizimet e tyre, e kanë dëmtuar imazhin juaj ndërkombtar. Ato reflektojnë abuzime shokuese të forcës politike dhe shtetërore

    17.    Dyshoj se mund të anoni kah qoftë NATO apo BE edhe sikur t’ju trajtojnë siç ju kanë trajtuar në vitet e fundit, e cila ishte tanimë e pakënaqshme nga pikëpamjet e juaja (dhe timet)

    18.    Për rimëkëmbje do t’ju duhet ndihmë nga ndërkombëtarët. Në dijeninë time Parlamenti Evropina ka ofruar ndërmjetësim dhe autoritetet e juaja kanë pranuar.

    19.    Ajo është gjë e mirë dhe e nevojshme, por e pamjaftueshme

    20.    Unë normalisht, nuk dua të paragjykoj rezultatin e ndërmjetësimit, por ju duhet të mendoni shumë se si të ktheni besimin ndërkombëtar dhe të brendshëm në institucionet e juaja qeverisëse.

    21.    Maqedonisë i duhet një kuvend ku të gjithë forcat politike të vendit do të qëndron më komoditet.

    22.    I duhet një qeveri që mirëpret kritikat dhe mospajtimet.

    23.    I duhet një presidencë që përfaqëson të gjithë qytetarët.

    24.    I duhen gjyqe të pavarura që ndjekin krimin në mënyrë efektive dhe të paanshme, edhe kur kryhet nga autoritetet më të larta, ose nga opozita politike.

    25.    Asnjë i huaj nuk mund t’ju tregojë si arrihen këto. Ju e dini më mirë se unë.

    26.    Por më lejoni t’ju jap dy sugjerime për kthimin e besimit ndërmkombëtar:

    a)    Pengoni mentalitetin fituesi-merr-gjithçka që ka qenë present në vitet e fundit;
    b)    Krijoni institucione më transparente dhe politikanë më të përgjegjshëm.

    27.    Një zgjidhje e mundshme do të ishte një qeveri teknokratike për përgatitjen e zgjedhjeve të reja. Por nuk shoh mënyrën se si mund të largoni qeverinë ekzistente, e cila komandon mazhorancën e gjërë. Madje edhe tërheqja e BDI nuk garanton rrënien e qeverisë, e cila nuk është e gatshme të tërhiqet.

    28.    Një sugjerim tjetër që e kam dëgjuar është të zgjidhet çështja e emrit që ka ngadalësuar përparimin e reformave, por nuk shoh shumë mundësi në atë me rrethanat aktuale të Greqisë, aq sa unë dua ta shoh.

    29.    Edhe hyrja në NATO si IRJM duket shumë larg, më shumë se aq sa unë dua ta shoh.

    30.    Çfarëdo zgjidhje për krizën aktuale do të duhet të sigurojë se popullata nuk do të përgjohet në mënyrë të paligjshme dhe se përgjimi i ligjshëm nuk do të përdoret më tej për poena politike. Në përgjithësi, duhet të sigurojë se partitë politike nuk do të keqpërdorin forcën e aparatit shtetëror për qëllime partizane.

    31.    Kjo përfshin edhe gjyqësi shumë më të pavarur dhe media dhe shoqëri civile shumë më aktive se sa këto të sotshmet.

    32.    BDI është një pjesë e rëndësishme e fotografisë dhe duhet të mendojë se si mund të kontribuojë me kthimin e besimit në institucionet qeverisëse. Kjo do të thotë se para së gjithash sjellja e saj duhet të jetë padyshim e pastër.

    33.    BDI gjithashtu duhet të mendojë se si do të bashkëpunojë me partnerin e saj të koalicionit dhe partitë opozitare për të siguruar transparencë dhe përgjegjësi në të gjithë spektrin politik.

    34.    Një mundësi është edhe një komision hetimi për përgjimet dhe shfrytëzimin e tyre politik, ndoshta edhe me pjesëmarrje të ndërkombëtarëve. Një letër me rekomandime për reforma politike do të ndihmonte Maqedoninë për të gjetur rrugën në këtë greminë aktuale.

    35.    Shteti i juaj po përballet me sfida të mëdha, por edhe me mundësi të mëdha. Ju keni ecur shumë më reformat ekonomike. Tani duhet edhe me reformat politike dhe juridike. Gjërat që poi  mësoni për sistemin e juaj nuk janë të mira, por janë të vërteta.

    36.    Rregulloni ato, dhe do të keni një mbështetje të fortë edhe nga Amerikanët. Do t’ju lë rendin Evropianëve të flasin për veten e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button