Barroso dhe Samaras pritet të bisedojnë edhe për çështjen e emrit

Kontesti i emrit do të jetë një nga temat që do të diskutohen në takimin e nesërm ndërmjet kryetarit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe kryeministrit grek, Andonis Samaras, njoftoi MIA, ndërsa takimi do të mbahet një muaj para publikimit të Raportit të Përparimin e Maqedonisë në procesin eurointegrues. 

Sipas zëdhënëses së Barrosos, Pia Arenkilde – Hansen, temë kryesore e takimit Barroso – Samaras do të jetë kryesia greke me BE-në në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm. Edhe pse zëdhënësja refuzoi të përgjigjet nëse do të diskutohet edhe për Maqedoninë, burime të larta të Komisionit thonë se kjo çështje në fakt do të jetë një nga pikat kryesore. 

“Çdo çështje ka mundësi të ngrihet për diskutim gjatë takimit në mes Barrosos dhe Samarasit. Megjithatë, temë qendrore do të jenë zhvillimet e fundit në Greqi, që lidhen me kryesinë e ardhshme greke me Këshillin e BE-së. Ka një listë të madhe me çështje që duhet të diskutohen”, ka deklaruar zëdhënësja Pia Arenkilde – Hansen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button