Momenti emocionues Mavraj-De Biasi (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi, udhëtoi nga Italia drejt Kosovës për të marrë pjesë në varrimin e babait të Mërgim Mavrajt, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

“Tribuna Channel” ka publikuar një video nga varrimi i të ndjerit, ndërsa një moment prekës ishte përqafimi që i bëri futbollistit shqiptar, trajneri i Kombëtares kuqezi.

Mavraj i printe rreshtit për të përcjellë ata që e nderuan me pjesëmarrje në varrimin e babit, ndërsa kur i erdhi radha ngushëllimit nga italiani, përqafimi zgjati më shumë.

Mustafë Mavraj ndërroi jetë një ditë më parë në Frankfurt, ndërsa u varros në fshatin Saradan të Komunës së Istogut. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button