NATO u përgjigjet rusëve, krijon Task Forcë për Gatishmëri të Lartë

NATO ka formuar një njësit të ri luftues, në raste të nevojave të jashtëzakonshme me qëllim që t’u përgjigjet në mënyrën e duhur, raportojnë mediat e huaja.

Duke parë aktivitetet e rritura ushtarake në Evropën Lindore, NATO ka ardhur në përfundim që të formojë Task Forcën për Gatishmëri të Lartë, transeton Indeksonline.

Kjo taskë forcë do të përfshijë 5000 trupa, në rend të parë nga Franca, Gjemania, Polonia, Italia, Spanja, në kuadët të forcave detare, të njësisë speciale dhe forcave ajrore.

Në faqen e internetit të Aleancës thuhej se arsyeja e formimit të kësaj trupe ushtarake vjen si pasojë e presionit ushtarak në Lindje të Evropës, duke aluduar në Rusinë.

Misioni trajnues ka filluar me 1 Prill, dhe do të përfundojë më 10 Prill të këtij viti. Trajnimet do të kryhen në Holandë dhe Çeki. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button