Peshkaqeni 2.5m shëtit rreth bregdetit, tmerrohen njerëzit (Video)

Patrollat e sigurisë në plazhën e Papamoas në Zelandë të Re u tmerruan kur panë një peshkaqen të madh prej 2 metrave të i afrohet bregut.

Plazhi i Papamoas është destinacion i shumë njerëzve në Zelandë të Re, transmeton Indeksonline.

Gjatë këtij vikendi, disa pushues u desh të vraponin për të shpëtuar jetët e tyre, pasi që peshkaqeni si duket kishte vendosur që të bëj një shëtitje rreth plazhës.

Pasi që dolën nga ujërat me paralajmërim të rojave bregdetare, ata filluan të fotografonin peshkaqenin e frikshëm dhe gjigant.

Sipas Daily Mail, aksidenti i fundit fatal nga sulmi i një peshkaqeni në Zelandë të Re ishte në vitin 2013. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button