Rihanna akuzohet për plagjaturë

Nuk ka paqe për Rihannën. Pas thashethemeve të përhapura për një lidhje dashurie me aktorin Leonardo Di Caprio dhe vetëm pak ditë nga dalja në treg e albumit të saj të tetë, këngëtares i ka rezervuar fati një tjetër shuplakë. Ylli i pop-it është akuzuar për plagjaturë.Sipas fansave të këngëtares Just Brittany, kënga e re e Rihannës, “Bitch better have my money” është shumë e ngjashme me këngën “Betta have my Money” të Just Brittany.

Asnjëra nga këngëtarët nuk pranoi të komentojë mbi këtë rast, përsëri i lindur në web. Ata që nisën ofensivën kundër Rihannës ishin tifozët e Just Brittany, të cilët duke dëgjuar hitin e ri të yllit të popit, kanë vënë re shumë ngjashmëri në tekst dhe muzikë me hitin që Just Brittany kishte publikuar rreth 1 vit më parë.

Rihanna e këndoi këngën “Bitch better have my money” për herë të parë në publik më 29 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button