Kinë: Dy aksidente rrugore vrasin 33 persona

33 persona e kanë humbur jetën në Kinë gjatë dy aksidenteve, ndërsa tetë persona të tjerë janë lënduar.

Një autobus ka rënë në greminë në krahinën jugperëndimore të Guizhous, duke vrarë 21 persona dhe lënduar tre të tjerë.

Ndërkaq në krahinën veriperëndimore të Gansusë, një automjet i një ferme ka rënë poshtë një rrugë malore, duke vrarë 12 persona dhe lënduar pesë të tjerë.

Të dy aksidentët kanë ndodhur më 4 prill, dhe mbesin nën hetim.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Kinë, veçanërisht në zonat rurale që janë shumë të ngarkuara, ndërsa rregullat e trafikut zakonisht injorohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button