Çfarë është “sekret shtetëror” dhe kush mund ta di?

“Personi Z.Z prezantoi detaje nga marrëveshje për donacion që klasifikohet me nivelin më të larta të fshehtësisë gjegjësisht “sekret shtetëror” me çka drejtpërdrejtë vuri në rrezik sigurinë e Republikës së Maqedonisë”- kështu informoi MBP-ja  se ka filluar të punojë në padinë e re penale kundër Zoran Zaevit, e cila, siç thuhet në reagim, ka të bëjë me veprën penale zbulim të sekretit shtetërorë e në lidhje me regjistrimet që lideri opozitar publikoi në konferencë shtypi.

Në legjislacionin tonë sekret shtetërorë është “informatë me të cilën posedojnë institucionet të cilët me shkaqe të arsyeshme në mënyrë të rregullt janë shpallur për sekret”.

Këto mund të jenë të dhëna që kanë të bëjnë me integritetin dhe sovranitetin territorial të shtetit, mbrojtjen e rendit kushtetues, të drejtat dhe liritë e njerëzve dhe pakicave, siguri nacionale dhe publike, punë të brendshme dhe të jashtme si dhe të dhëna të huaja sekrete ( ato që shtetit tonë ia ka besuar ndonjë shtet i huaj apo organizatë ndërkombëtare).

Të gjithë këto janë të dhëna të ndjeshme zbulimi i të cilave do t’i shkaktonte dëm funksionimit të ndonjë institucioni apo interesit shtetërorë, me kusht që interesat e shtetit të jenë mbi interesat për qasje të lirë deri tek informacionet.

Vepra me të cilën tani ngarkohet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev parashihet dhe dënohet sipas nenit 317 të Kodit Penal – “Sektori i sekretit shtetëror”,  Ligji parasheh dënim me burg deri në 10 vite.

Ekzistojnë katër nivele të klasifikimeve: e brendshme, e besueshme, shumë e besueshme dhe sekret shtetërorë.

Sipas Ligjit për klasifikimin e informacioneve, neni  8:

Me informatë të klasifikuar të nivelit “sekret shtetërorë” mund të disponojnë:

  • Presidenti i RM
  • Kryetari i Parlamentit të RM
  • Kryetari i Qeverisë së RM
  • Kryetari i Gjykatës kushtetuese të RM
  • Kryetari i Gjykatës supreme të RM
  • Ministrat në suazat e resorëve të tyre
  • Prokurori publik i RM
  • Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës në RM
  • Drejtori i Agjencisë së zbulimit
  • Drejtori i Drejtorisë për siguri të informatave të klasifikuara si dhe prej tyre me pajtim me shkrim persona të autorizuar

Ai i cili guxon të ketë qasje deri tek sekreti shtetërorë patjetër duhet të posedoj certifikatë sigurie. Ekzistojnë dy lloje certifikate sigurie të cilat i jep Drejtoria për siguri të informatave të klasifikuara, edhe atë: certifikatë sigurie për person fizik dhe certifikatë sigurie për person juridik. Certifikatat e sigurisë mund të jepen për menaxhim me informacione të klasifikuara nacionale me NATO-n apo BE-në.

Drejtoria e sigurimit të informatave të klasifikuara   jep certifikata nacionale sigurie të nivelit më të lartë “sekret shtetërorë”. Për NATO-n dhe BE-në informata të klasifikuara, Drejtoria jep certifikata sigurie deri në nivelin “rigorozisht të besueshme”, në bazë të marrëveshjeve të firmosura në bazë dypalëshe mes RM-së dhe NATO-s si dhe mes RM-së dhe BE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button