Obama: Irani, më shqetësues se Siria

Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi ditën e sotme se po e përcjell me shumë shqetësim programin bërthamor të Iranit, duke thënë se ky vend është më kërcënues se Siria.

“Irani duhet të marrë mësime nga çështja e armëve kimike në Siri. Të them të drejtën, programi bërthamor i Iranit është më shqetësues se çështja e Sirisë.

Edhe pse SHBA-të nuk përdorën forcën për ta bindur Sirinë të dorëzonte armët kimike, unë nuk mund të garantoj se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Iranin. Gjithsesi, unë kam patur shkëmbime me z. Rouhani.

E mira është që të përdorim diplomacinë edhe në këtë rast. Nëse kombinohet kërcënimi me diplomacinë rigoroze, atëherë mund të arrihet një marrëveshje. Rasti i Sirisë e tregoi këtë”, tha Obama në një intervistë për CNN. 

Lajme të ngjashme

Back to top button