Tiranë, makina përplas dy gra, i hedh në lumin Lana

Dy gra janë aksidentuar nga një makinë, gjatë kohës që kapërcenin rrugën. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në kryeqytet, ku një makinë tip Audi me targa AA 917 EE, ka përplasur kalimtaret, ku si pasojë e goditjes së marrë, kanë përfunduar anës lumit Lana.

Për shkak të dëmtimeve të pësuara, dy gratë e plagosura, u dërguan për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital. Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ndërsa nga ana e uniformave blu po hetohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button